Krahasuar me vendet e Bashkimit Europian në Shqipëri ndodhin dyfishi i
aksidenteve automobilistike, jo vetëm në raport me numrin e popullsisë,
por edhe me numrin e automjeteve që janë në qarkullim.

Çdo vit, për çdo një milion banorë në Shqipëri, raportohen se humbasin jetën në aksidente autombolistike 119 shtetas, nderkohe qe ne vendet e Bashkimit Europian humbasin jeten ne aksidente automobolistike 40 deri ne 60 shtetas.

Që nga viti 1992 deri ne vitin 2013 ne Shqiperi kane humbur jeten ne aksidentet automobilistike 6 939 persona. Vihet re nje trend ne rritje i aksidenteve automobilistike, te cilat per kete hark vitesh kane regjistruar shifren e 19 441 aksidente, pjesa derrmuese e tyre te mbyllur me te plagosur e te gjymtuar.

Nese do t’i referohemi raporteve policore, ne menyre sistematike eshte thene se shkaku kryesore i aksidenteve, eshte shpejtesia tej normave te lejuara apo shkelja e rregullave nga drejtuesit e mjeteve.

Por, ne nje rekomandim te dorezuar ne Kuvend nga Avokati i Popullit menjehere pas aksidentit tragjik te Himares ne vitin 2012, radhiten nje sere faktoresh qe ndikojne ne shkaktimin e aksidenteve. Ne raportin qe Top Channel disponon thuhet se faktori rruge, cilesia dhe mungesa e sinjalistikes jane elemente qe jane shkaktaret kryesore te aksidenteve.

Raporti thotë se nga verifikimet e bëra në terren konstatohet se projektet në zbatim lihen përgjysmë dhe shfrytëzimi i rrugëve fillon pa perfunduar rruga ose kur ka probleme te medha teknike. Rrugët merren në dorëzim pa përfunduar dhe në disa raste pa raportin e supervizorit. Shpesh supervizorët, thotë raporti, janë përfaqësues të investitorit dhe që këtu fillon konflikti i interesit”.

Raporti thotë se nga statistikat, rreth 10 per qind e aksidenteve behen ne rruge te lagura duke qene se akset mbajne pellgje me uje. Si shkak i dyte i aksidenteve radhitet rritja e numrit te mjeteve motorrike e per rrjedhoje kjo rritje e numrit pa u paraprirë nga planifikime të mirëfillta të zonave urbane dhe në mungesë të aksesit për këmbësorët dhe biçiklistët, çon në rritjen e rrezikut të tyre në përfshirjen në aksidente rrugore dhe uljen gjithnjë e më shumë të numrit të udhëtimeve të pamotorrizuara dhe të transportit publik.

Me tej, Avokati i Popullit, evidenton mungesen e ndriçimit publik në rrugët nacionale. Si faktor per aksidentet vijohet me tej me pasigurine e automjeteve, pasi tregu vijon te dominohet nga mjete te perdorura. Nderkohe qe per shpejtesine dhe perdorimin e alkoolit Avokati i Popullit thekson vijojne te jene problem serioz qe sjell perfshirje ne aksidente, sikurse edhe perdorimi i telefonit gjate drejtimit te automjetit, por edhe mungesa e edukates se duhur nga perdoruesit e rruges.

Evitimi i aksidenteve rrugore
Ekspertët: Ndërhyrje urgjente në sinjalistikë dhe rrugët në ndërtim

Çfarë masash duhen marrë për të ulur numrin e lartë të aksidenteve në vend? Ekpserti i sigurisë rrugore Artur Sulçe mendon se duhet rishikuar sinjalistika rrugore, në veçanti në akset që janë në ndërtim.

“Përmirësimi i sinjalistikës në rrugët e banuara është imediate. Gjithashtu, drejtuesit e mjeteve duhen edukuar që të lëvizin sipas sinjalistikës. Të gjejmë një zgjidhje teknike dhe projektuese, në mënyrë që drejtuesi të ecë sipas filozofisë së sinjalistikës. Nëse marrim si shembull nyjet kryesore, ato janë ende kantiere ndërtimi dhe kanë nevojë për tabela”, deklaron Sulçe.

Eskperti Sulçe thotë se përpara se të merren masa duhet të ketë një studim të thelluar që tregon shkaqet e vërteta të aksidenteve.

“Numri më i madh i aksidenteve është në qendra urbane. Duhet një analizë, që ta stiudiojmë aksidentin rrugor, karakteristikat e tij dhe të marrim masat. Të shohim ku kemi arritur përmes kësaj analize. Por gjithashtu do të ishte i domosdoshëm rinovimi i transportit urban, që do të zgjidhte shumë punë”, nënvizon Sulçe.

Eksperti thekson se ndërsa prej vitesh flitet për pikat e zeza ku ndodhin më shpesh aksidente, ato vijojnë të jenë një burim rreziku.

“Kam konstatuar se në 23 vjet në vendin tonë aksidenti është parë vetëm si statistikë dhe nuk është bërë ajo që duhet për ta evituar. Duhet parë se si të heqim pikat e zeza të rrezikut, pastaj ta shohim aksidentin si statistikë duke e krahasuar me vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim”, shton zoti Sulçe.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta