Përballja mes dy partive më të mëdha në Kosovë, ndërmjet PDK-së së kryeministrit Hashim Thaçi dhe krytarit të LDK së Isa Mustafa, i sapo nominuar për kryeministër në zgjedhjet nacionale pritet të jetë një garë elektorale me interes për votuesin kosovar.

Në një intervistë eksluzive për “Top-Channel”, z. Mustafa shprehet i bindur në fitorën e LDK-së në nivel nacional.

Ai thekson se qeverisja në krye me z.Thaçi e ka dëmtuar ekonominë e vendit, ka rritur nivelin e korrupsionit duke dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës.

Teksa thotë se mazhoranca në Kuvend është rrezikuar tashmë nuk mund të vazhdohet më tej.  

“Ne vlerësojmë se funksionimi i mëtejshëm i Kuvendit të Kosovës është bërë shumë i vështirë, pasi është rrezikuar shumica parlamentare, ndaj sa më shpjet të merremi vesh të gjithë për një datë të zgjedhjeve, aq më mirë”, vlërësoi Mustafa.

Koalicionet e mundshme ende nuk janë në tavolinën e dikutimeve të këshillit të LDK-së ndërkohë, Mustafa nuk përjashton mundësin e kualicionit edhe më PDK-në.   

“Ne do të punojmë dhe unë do të punoj shumë që të fitojmë zgjedhjet. Me rëndësi themelore është që këto zgjedhje t’i fitojë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ne të bëjmë ndryshime pozitive përsa i përket qeverisjes së vendit. Duke qenë se unë jam nominuar, ne do të dëshironim të bënim koalicion me një subjekt politik në Kosovë, i cili do t’i përgjigjet interesave dhe kërkesave tona, në mënyrë që të përqendrohemi tek zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit, reforma thelbësore në arsim dhe shëndetësi, e në procesin e integrimit europian. Këto do të jenë fushat ku ne do të përqendrohemi në mandatin e ardhshëm. Partneri i mundshëm i koalicionit duhet të jetë një subjekt i vendosur për të bërë ndryshime pozitive. Nuk e kemi përcaktuar ende se cili do të jetë ai, por natyrisht që do të kemi kritere, pasi nuk mund të bëjmë koalicion me çdo parti, për arsye se nuk mendojmë se duhet thjesht të fitojmë zgjedhjet, por duhet të menaxhojmë në mënyrë të drejtë besimin që na japin qytetarët”.

I pyetur për mundësinë e një koalicioni me PDK-në, partinë e kryeministrit Thaçi, zoti Mustafa u përgjigj: “Në këtë rast nuk po flas, pasi do të ishte e padrejtë të caktoj se kë do të pranojmë dhe kë jo. Për këtë është Këshilli i Lartë i LDK-së, si organ i autorizuar për të bërë këto zgjedhje, por kriteret janë që ne duhet të bëjmë domosdoshmërisht ndryshime dhe kam dyshime nëse kjo mund të bëhet me PDK që ka qeverisur keq vendin deri më tani”.

Zoti Mustafa thotë që zgjedhjet duhet të mbahen më së largu në Qershor të këtij viti por, pa vendet e rezervuara për pakicën serbe.

Lideri i LDK-së u shpreh i pakënaqur edhe me punën e presidentës Atifete Jahjaga. Ai thotë se, në shumë raste temat që do të duhej të diskutoheshin në zyrën e presidentës, zhvillohen nëpër tavolina të përfaqësuesve ndërkombëtarë.

“Unë mendoj që ka mjaft hapësirë që ky unitet të rivendoset dhe që presidentja të kryejë punën e saj, pasi ne kemi shumë nevojë që të gjejmë një tavolinë të përbashkët ku subjektet dhe liderët politikë të uleshin dhe të bashkërendisin mendimet e tyre. Kjo tavolinë duhet të ishte tek presidentja dhe jo ndërkombëtarët, por shumë po ndodh që të kryhen tek këta të dytët”.

Sipas tij, humbja në Prishtinë, në asnjë mënyrë nuk ka ardhur për shkak të mungeses së punës, por thjesht ka qenë një veprim momenti i elektoratit, diçka e konsideruar si legjitime sipas Mustafës.

Po ashtu, kundërshimet gjatë votimit dhe më herët nga ana e ish-presidentit Fatmir Sejdiu i quajti legjitime. E rëndësishme, sipas Mustafës është angazhimi i z.Sejdiu brenda LDK-së.  

Duke komentuar edhe çështjen e arrestimit të Ukë Rugovës, djalit të ish-Presidentit Ibrahim Rugova, Mustafa thotë se ky është një veprim personal dhe kjo çështje nuk duhet të ndërlidhet me figurën e ish-presidentit të ndjerë apo me LDK-në.

Këshilli i përgjithshëm i LDK-së, me vetëm një votë kundër, të hënën nominoi kryetarin e saj, zoti Mustafa për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Top Channel