Kinë-Tajvan, bisedime historike, pas 1949-s

11/02/2014 01:30

Kina dhe Tajvani priten të nisin bisedimet e nivelit më të lartë, që prej fundit të luftës civile kineze të vitit 1949.

Zyrtarët tajvanezë thanë se do të rrisin lirinë e shtypit, pasi Pekini u mohoi aksesin disa organeve mediatike, në takimin 4-ditor në Nanjing.

Pekini pritet të nxisë Tajvanin të miratojë një marrëveshje të tregtisë së lirë, e cila ka ngecur aktualisht në Parlament. Kina këmbëngul se Tajvani është pjesë e territorit të saj, madje ka deklaruar qëllimin për të rimarrë ishullin.

Tajvani ende e quan veten Republikë e Kinës dhe pretendon nominalisht të njëjtin territor si qeveria komuniste e Pekinit, pavarësisht se nuk ushtron presion ndaj këtyre pretendimeve.

Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të mbrojtur Tajpein, pavarësisht se nuk e njeh formalisht Tajvanin si një shtet të pavarur.

Situata ka krijuar një ngërç ushtarak prej dekadash mes Pekinit dhe Uashingtonit. Por, lidhjet e ngushta janë përforcuar edhe më shumë, që pas zgjedhjes së presidentit pro-Pekin në Tajvan, Ma Ying-jeou, në vitin 2008.

Fluturimet e dyanshme nisën në vitin 2008 dhe turistët nga kontinenti kanë ndikuar në rritjen e ekonomisë së Tajvanit. Marrëveshjet tregtare kanë lejuar firmat teknologjike tajvaneze të zgjerohen masivisht, duke investuar miliarda dollarë në kontinent.

Gjithsesi, presidenti Ma nuk është aspak popullor dhe analistët thonë se partia e tij në qeveri, Kuomintang, pritet të humbasë zgjedhjet lokale nga fundi i këtij viti. Ai ka dërguar kryeparlamentarin e Tajvanit, Wang Yu-chi, të takohet me homologun e tij kinez, Zhang Zhijun, në Nanjing.

Këto janë bisedimet e para formale mes qeverive të dy vendeve, që prej ndarjes së vitit 1949. Negociatorët tajvanezë priten të propozojnë vendosjen e përfaqësuesve të përhershëm në territoret e secilit prej dy vendeve.

Por, ata do të përballen me presionin për të folur rreth lirisë së shtypit, pasi Kina refuzoi akreditimin e disa organeve mediatike të huaja.

“Liria e shtypit është një vlerë universale”, bëri të ditur Këshilli i Tajvanit për Çështjet Kontinentale, përmes një deklarate. “Kemi thënë vazhdimisht se gjëja më e rëndësishme në lidhje me shkëmbimin e lajmeve mes dy palëve, është rrjedhja e lirë dhe e barabartë e informacionit”.

Shumë tajvanezë janë të ndjeshëm ndaj çështjeve të lirisë së shtypit, pasi kanë jetuar nën diktaturën që kontrollonte rreptësisht median, deri në fund të viteve 1980.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA