Plot 40 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër presidentit
amerikan, Barack Obama, nëpërmjet sekretarit të Shtetit John Kerry, në
të cilën kërkohet që SHBA t’i mundësojnë Kosovës pranimin në programin e
Partneritetit për Paqe të NATO-s.

Gazeta “Express” ka siguruar këtë letër, që nis me sqarimin e konrgesmenit Eliot Engel, i cili thotë: “Duke qenë se po i afrohemi Samitit të NATO-s për vitin 2014, është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbështesin aspiratat e shteteve që duan integrimin në Aleancë.

Për këtë, unë dhe rreth 40 kolegë kemi nënshkruar që Shtetet e Bashkuara duhet të ofrojnë mbështetje për integrimin e Maqedonisë dhe Malit të Zi si anëtare të NATO-s këtë vit, të inkurajojnë progresin në implementimin e Aksionit të Planit për Anëtarësim për Bosnjë e Hercegovinën dhe të bëjë të njëjtën gjë për Gjeorgjinë.

Gjithashtu bëjmë thirrje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të punojnë me NATO-n në mënyrë që të sigurojnë se Kosovës do t’i ofrohet një vend në programin e Partneritetit për Paqe, në të cilin janë pranuar të gjithë fqinjët, në mënyrë që më vonë të sigurohet një anëtarësim i plotë në Aleancë”, thuhet në letër.

Letra është nënshkruar nga kongresmenët:

Eliot L. Engel

Michael R. Turner

Bill Keating

Doug Lamborn

Mike Michaud

John Shimkus

Tom Cotton

Gary Peters

Mo Brooks

Paul Cook

Robert B. Aderholt

Alcee L. Hastings

Adam Kinzinger

Bill Shuster

Madeleine Z. Bordallo

Jim Bridenstine

William Enyart

Trent Franks

Tom Marino

Eddie Bernice Johnson

Albio Sires

William Lacy Clay

Mark Meadows

Brett Guthrie

Candice S. Miller

Bill Pascrell

Tom Latham

Jeff Miller

John Larson

Steve Stivers

Alan Lowenthal

Billy Long

Ami Bera

Gregory W. Meeks

Brian Higgins

Grace Meng

Bennie G. Thompson

Kerry Bentivolio

Gerry Connolly

Frank Wolf

Top Channel