Numri i të papunëve në Slloveni për muajin janar ka qenë thuajse 130 mijë njësi, sipas të dhënave të publikuara nga entet lokale, që përbëjnë rreth 15 për qind të popullësisë punëtore.

Krahasuar me dhjetorin, numri është rritur me 4.7 për qind, ndërsa krahasuar me janarin e vitit 2013, rritja ka qenë me 4.5 për qind.

Të regjistruarit e rinj në regjistrin e të papunëve kanë qenë 14.815 njësi, 35 për qind më shumë krahasuar me dhjetorin e kaluar dhe 6.2 për qind më pak me janarin e kaluar.

Top Channel