Nesër fillon mësimi, përveç se në shkollën “Meto Bajraktari”. Ky është vendimi, që ka marrë Komuna e Prishtinës.

Përmes një njoftimi, ata thonë se, pas marrjes së shkresës nga Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik (IKSHP), Komuna e Prishtinës ka mbajtur një mbledhje urgjente dhe pas kësaj, kryetari Shpend Ahmeti ka marrë vendim, që të gjitha institucionet edukativo-arsimore dhe aftësuese të Komunës së Prishtinës fillojnë mësimin nesër.

“Me përjashtim të shkollës ‘Meto Bajraktari’, meqë aty instituti ka konstatuar se duhet të riparohen disa defekte teknike, meqë ndihet erë nafte.

“Për një vendim të tillë, ne i kemi pritur zyrtarët e MASHT-it prej orës 15:41 deri në 16:26. Meqë ata nuk kanë ardhur, atëherë kryetari e ka nënshkruar vendimin për fillimin e procesit edukativo-arsimor dhe komunikata iu ka shkuar mediave para orës 17:00”, thuhet në njoftimin e komunës.

Top Channel