“OKB nuk do të zmbrapset nga Siria”

09/02/2014 12:30

Sulmi i së shtunes ndaj një autokolone me ndihma në qytetin sirian të Homsit nuk do t’i zbrapse punonjësit e Kombeve te Bashkuara.

Edhe pse shprehu keqardhje per shkeljen e armepushimit tre-ditor, i cili do te lejonte dergimin e ndihmave ne qytetin e rrethuar, shefja e OKB-se per çeshtjet humanitare, Valerie Amos e beri te qarte se misioni nuk do te perfundoje ketu.

“Këto zhvillime na kujtojne edhe nje here rreziqet me te cilat perballen çdo dite civilet dhe punonjesit e ndihmes anekend Sirise. Kombet e Bashkuara do te bejne me te miren e mundshme qe te ndihmojne, megjithate u nevojiten garanci per sigurine”, deklaroi Amos.

Autokolona u godit nje dite me pare me mortaja e me pas me bresheri armesh ne kohen kur po largohej nga Homsi.

E gjithe kjo ndodhi ne ate qe duhet te ishte dita e dyte e pushimzjarrit.

Dy palet ne konflikt nxituan te fajesojne njera-tjetren per incidentin; autoritetet siriane drejtuan gishtin nga rebelet, ndersa keta te fundit kembengulin se pergjegjesia rendon mbi forcat e Bashar al Asadit.

Në operacionin e perbashket me OKB-ne, Gjysem Hena e Kuqe po perpiqet te shperndaje me kamiona ushqime, uje dhe ilace per gati 3.000 banoret e bllokuar ne zonat e kontrolluara nga kundershtaret e regjimit.

Pas vonesave te shkaktuara nga zjarri i mortajave, nje ekip u nis drejt Homsit per te kryer misionin te shtunen, por gjate largimit nga qyteti u sulmuan dhe shoferi i nje kamioni, mbeti i plagosur.

Baronesha Amos thote se ne Siri jane te pakten 250 000 vete qe kane mbetur pa ushqime dhe u nevojiten barna urgjentisht.

Top Channel