Takimi Putin-Yanukovych në Soçi

08/02/2014 00:00

Vladimir Putin dhe Viktor Yanukovych shtrënguan duart gjatë ceremonisë së çeljes së Lojrave Olimpike në Soçi të Rusisë.

Asnjëra palë nuk konfirmoi se çfarë kishin biseduar dy presidentët, ai i Rusisë dhe ai i Ukrainës mes tyre, gjatë takimit jozyrtar. Moska ka ngrirë dërgimin e paketës së ndihmës prej 15 miliardë dollarësh, në varësi të formimit të qeverisë së re në Kiev.

Megjithëse nuk është bërë publike asnjë fjalë nga biseda mes tyre, gazetarët kanë spekuluar se dy udhëheqësit kanë diskutuar pezullimin e ndihmës financiare, për të cilën Kievi ka shumë nevojë në kohën kur monedha vendase po humbet terren, kur rezervat e huaja po bien dhe kostot e huamarrjes po rriten.

Javën e kaluar, Banka Qendrore e Ukrainës vendosi kontrolle të reja mbi kapitalin, në përpjekje për të mbështetur monedhen vendase Ravnija.

Takimi mes Yanukovych dhe Putin vjen pas bisedimeve në Kiev mes presidentit të Ukrainës dhe shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Catherine Ashton.

Ukraina është shndërruar në arenën e betejës së influencës mes Rusisë dhe Perëndimit, por telefonata mes ndihmës/sekretares amerikane Victoria Nuland dhe ambasadorit të SHBA në Kiev, Goeffrey Pyatt, ku ajo bëri një ofezë të rëndë për Bashkimin Europian, dëshmoi ekzistencën e dallimeve mes Uashingtonit dhe Brukselit.

Top Channel