Pas kaosit dhe trazirave që kapluan Bosnjën një ditë më parë situata
është qetësuar. Në orët e pasditës të së premtes njësitet speciale të
policisë shpërndanë protestuesit, ndërkaq zjarrfikësit arriten të
shuanin zjarrin në ndërtesat e institucioneve që u sulmuan nga
protestuesit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se të paktën 200 persona të plagosur u pranuan nëpër spitale, por fatmirësisht nuk ishin të rrezikuar për jetën. Ndërsa policia arrestoi kryetarin e unionit të sindikatave dhe 30 protestues, të cilët nisën trazirat në shenjë pakënaqësie me gjendjen ekonomike dhe politike në vend.

Mediat boshnjake dhe të rajonit vlerësuan se kriza sociale është aq e thellë sa që nuk e dinë se si protesta të tilla nuk kanë ndodhur më parë për shkak të pakënaqësisë së lartë.

Ndërkaq edhe vetë ministri i sigurisë, Fahrudin Radonçiç vlerësoi se kjo është pasoje e një keqqeverisje që zgjat për 17 vjet.Politikanët dënuan sulmet, duke thënë se secili ka të drejtë të protestojë, por jo me dhunë.

Top Channel