Francë, shkatërrime nga stuhia “Qumaira”

07/02/2014 15:45

Një stuhi e fuqishme ka goditur Francën Perëndimore, duke përmbytur zona të tëra të Bretanjës dhe duke lënë 55 mijë banorë e disa qindra biznese pa energji elektrike.

Stuhia e quajtur “Qumaira” ka sjellë erë deri në 120 kilometra në orë në të gjithë Normandinë, duke shkaktuar kryesisht zonat e ndodhura në grykëderdhjen e lumit Luar.

Qytetet më të dëmtuara nga përmbytjet kanë qenë Kuimperli dhe Morlo.

Stuhia pritet të vazhdojë me intensitet edhe gjatë së shtunës, duke rrezikuar seriozisht ndalimin e trafikut detar dhe hekurudhor në kanalin e Lë Manshit, i cili lidh Francën me Britaninë e Madhe.

Britania, gjithashtu është në alarm nga mbërritja e një tjetër stuhie nga Atlantiku, që pritet të qetësohet duke nisur nga e diela.

Kushtet e këqija metereologjike vijnë ndërsa pjesë të ndryshme të Britanisë përjetuan Janarin më të lagësht të 100 viteve të fundit.

Top Channel