Siri, uria po vret fëmijët

06/02/2014 00:00

Një prej arsyeve të vdekshmërisë së fëmijëve sot në Siri është uria.
Mjeket shohin te pafuqishem sesi arma me e re dhe mizore e regjimit
kunder bastioneve te opozites, i le te miturit me kokat e fryra dhe
trupat skeletike.

Ai i njëvjeçares Farah Atout eshte nje prej rasteve me te hershme. Femija mberriti e dobesuar ne qendren mjekesore Maliha ku mjeket tentuan deshperimisht t`i gjenin venat per ta ushqyer ne rruge intravenoze.

“E mbaj mire mire ate femije,- thote mjeku pediater qe e trajtoi, doktor Mazin Ramadan. – Ishte nje vjeç dhe peshonte vetem 4 kg. prinderit ishin larguar nga fshati i tyre me rrobat e trupit, as ushqime, asgje tjeter.

Ata erdhen e ma dorezuan vajzen, dhe prisnin qe me ndonje injeksion apo mjekim, fuqia e saj te rikthehej dhe makthi te merrte fund. Nuk ndodhi ashtu. Brenda 48 oresh, femija vdiq”.

Ajo qe asokohe u duk nje tmerr i pazakonte, tani perseritet shpesh ne periferite e Damaskut. Prinderit ne shume raste rrezikojne jeten nga snajperat duke kerkuar ushqim.

Nje infermiere e cila nuk deshi te identifikohej nga frika e persekutimit, rrefeu per CNN se ne kampin e rrethuar te refugjateve palestineze, ate te Yarmoukut, ne rrethinat e kryeqytetit sirian, mberrijne mesatarisht 4 persona ne dite me plage armesh zjarri nga snajperet qe shenjestrojne civilet, kur guxojne te dalin per te mbledhur barishte ne fushat aty prane.

I krijuar ne 1957-ten, Yarmouk-u, nje kamp jozyrtar refugjatesh, eshte kthyer prej dekadash te tera ne shtepine e mijera palestinezeve te larguar prej luftrave arabo-izraelite.

Ne spitalin kombetar, ne jug te Damaskut te ndodhur jo shume larg ketij kampi, 43 jane vdekjet e regjistruara nga uria, 22 prej tyre femije. Me e vogla ishte nje foshnje vetem 23 diteshe. Pjesa me e madhe e vdekjeve kane ndodhur gjate janarit, duke shenuar sipas stafit te spitalit, nje rritje dramatike krahasuar me muajt paraardhes.

Top Channel