“I kam thënë kartelit të mos më shpëtojë nëse kapem”/ Dalin videot e rralla të arrestimit të El Chapos 10 vite, momenti kur i thotë policëve se nuk do luftë me shtetin Pas arritjes së marrëveshjes mes guvernatorit të Homsit dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, “gratë, fëmijët dhe të moshuarit mund të largohen nga qyteti i rrethuar nga ushtria prej Qershorit të vitit 2012”.
Gjysmë Hëna e Kuqe siriane shpreson qe shpërngulja të nisë të premten si dhe ne qytet te mbërrijnë furnizimet për civilet e mbetur aty.
Bisedimet e paqes në Gjenevë të Zvicrës muajin e kaluar mes qeverise siriane dhe opozitës nuk prodhuan një marrëveshje për shpërnguljen.
Në qytetin e Homsit kanë ndodhur disa prej luftimeve më të ashpra gjatë tre viteve të luftës civile dhe pjesa më e madhe e tij është shndërruar në gërmadhe.
Kushtet e jeteses në zonat e rrethuara janë të tmerrshme; mungon ushqimi dhe medikamentet. Korrespondenti i BBC-së në Bejrut, Jim Muir tha se “u deshem shume ditë negociata për arritjen e kësaj marrëveshjeje”. Sipas tij ka shumë mllefe mes paleve”.
Në të shkuarën plane të ngjashme për largimin e civileve kanë dështuar në minutë të fundit.
Homsi, qyteti i tretë për nga madhësia në Siri u shndërrua në fushëbetejen e luftes kundër Presidentit Bashar al-Assad.
Fillimisht, qyteti u vu nën kontrollin e kryengritesve, por trupat qeveritare rimorren shume pjesë të qytetit duke i detyruar kryengritesit të zmbrapsen ne “qytetin e vjeter”.
Këtu besohet se jane bllokuar mbi 3 000 civilë. Në një zhvillim tjeter, zv/ministri i Jashtem sirian, Faizal Mekdad tha se akuzat për vonesat e shkatërrimit të armeve kimike janë “absolutisht te padrejta”.
Ai tha se “vendi i tij po ben me te miren për të përmbushur afatet e shkaterrimit te armeve, per te cilat është vendosur në marrëveshjen e mbështetur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Top Channel