
Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës nuk votoi rekomandimet e propozuara nga Lidhja Demokratike e Kosovës për Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Kjo pavaresisht nga fakti se të gjitha subjektet politike opozitare ishin pro tyre. Kundër ishte Partia Demokratike e Kosovës dhe koalicioni për Kosovë të Re, të cilat kërcënuan me largim nga salla nëse këto rekomandime hidheshin në votim.
Kryeministri Hashim Thaçi kërkoi që deputetet të merrinin 15 minuta pauzë për t’i harmonizuar qëndrimet, duke i quajtur një aktakuzë rekomandimet e propozuara nga LDK-ja e të përkrahura nga partitë e tjera opozitare.
Por, për debatin paraprak, siç u pa nuk qe nevoja pasi në momentet kur kryetari i Kuvendit hodhi në votim në sallë ishin vetëm 51 deputetë nga 120.
Në rekomandimet e harmonizuara mes grupeve opozitare kërkohet doreheqja e rektorit dhe këshillit drejtues të UP-së.
Qeverisë i kërkohet të heqë dorë ngakontrolli i paligjshëm që ka vënë mbi UP-në nga përdorimi i tij si akomodomi i militantët e saj politik si dhe të respektohet autonomia e plotë e UP-së.
Kësaj do t’i ndihmonin ndryshimet e domosdoshme në statutin e UP-së dhe ligjin e arsimit të lartë. Po kështu kërkohet respektimi i statutit të UP-së për zgjedhjen dhe gradimin e stafit akademik dhe të revokohen zgjedhjet dhe gradimet e pamerituaa në kundërshtim me ligjin.
Komisioni i emëruar nga Senati për shqyrtimin e parregullësive ta informojë në baza të rregullta komisionin kompentet të Kuvendit të Kosovës. Seanca për këtë çështje do të vazhdojë të premten nga ora 10:00.
Top Channel