Ribashkimet familjare midis dy Koreve

05/02/2014 16:00

Korea e Veriut dhe e Jugut kanë rënë dakord që të organizojnë disa takime të familjeve të ndara që prej Luftës Koreane të viteve 1950-53.

Një lëvizje e tillë vjen pas disa thirrjeve të përsëritura të Penianit për të përmirësuar marrëdhëniet me Seulin.

Takimet pritet të ndodhin në muajin Shkurt dhe do të jenë të parat që prej vitit 2010.

Në Shtator, Veriu anulloi një takim të planifikuar, duke fajësuar Seulin për armiqësinë e treguar.

Marrëveshja për këto takime vjen përpara stërvitjeve të përvitshme ushtarake të Koresë së Jugut edhe SHBA-së në fund të Shkurtit, ushtrime që pritet të provokojnë një retorikë të ashpër të Penianit, aq më tepër pasi një kërkesë e regjimit për anullimin e këtyre stërvitjeve u refuzua nga ana e Seulit.

Megjithatë, mbajtja e këtij takimi mbetet ende i pasigurt, pasi Peniani ka anulluar në të shkuarën këto bashkime familjare, si formë ndëshkimi ndaj politikave të Koresë së Jugut që i kundërshton.

Ribashkimet familjare janë mundësi të shkurtëra që i jepen familjeve të ndara për t’u takuar, brenda territorit të Koresë së Veriut.

Miliona koreanoveriore dhe koreanojugore kane familjare apo kusherinj ne anet e kunderta te kufirit.

Top Channel