Gay-t protestojnë kundër Olimpiadës Dimërore

05/02/2014 00:00

Aktivistët e të drejtave të homoseksualëve do të mbajnë sot një protestë ndaj qeverisë ruse vetëm dy ditë para se të nisin Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi.

Protesta do të mbahet me qëllim nxitjen e sponsorëve të eventit të dalin hapur kundër ligjit rus mbi homoseksualitetin. Vitin e kaluar, Rusia ndaloi promovimin e seksualitetit “jotradicional” dhe kjo është parë gjerësisht si një sulm ndaj të drejtave të personave gay.

Protestat do të mbahen në 19 qytete të ndryshme të botës, përfshirë Londrën, Nju Jorkun, Parisin dhe Shën Pjetërsburgun.

Aktivistët kërkojnë nga sponsorët e Olimpiadës si McDonald’s, Coca-Cola, Samsung, dhe Visa të kundërshtojnë ligjin që ka hyrë në fuqi vitin e kaluar. Ligji ndëshkon me gjobë të gjithë ata që informojnë mbi homoseksualitetin personat nën 18 vjeç.

Top Channel