Pak pas ores 9:00 të paradites të së mërkurës, në Athinë ka mbërritur
ish-presidenti i ‘Helenik Post Bank’, Angjelos Filipidhis, një prej
personave më të kërkuar të drejtësisë greke, si kreu i super skandalit
të kredive të kësaj banke.

Nga informacionet e para rezulton se Filipidhis ishte arrestuar dhe ne vazhdim u la i lire prej nje gjykate turke, per t’u derguar ne kryeqytetin grek ne menyre te mistershme dhe te papritur prej autoriteteve turke.

Ndonese nuk ka detaje lidhur me dergimin e tij ne Greqi,burime policore thane se prej ditesh autoritetet greke dhe ato turke kishin nisur nje vale bisedimesh, ku ne tavolinen e “pazarave” mes Athines dhe Ankarase, u diskutua edhe shkembimi i tij me agjente te sherbimeve turke te arrestuar ne Greqi nen akuzen e spiunazhit.

Ish-kreu i ‘Helenik Post Bank’ do te dergohet ne drejtorine e policise se Atikes dhe ne vazhdim do te dergohet ne gjykaten e Athines per mase sigurie. Angjelos Filipidhis konsiderohet si nje nder njerezit me te afert te ish-kryeministrit grek Kostas Karamanlis.

Ai se bashku me 15 drejtore dhe konsulente te ‘Helenik Post Bank’, akuzohet se u ka dhene kredi pa kriter biznesmeneve te ndryshem, duke i shkaktuar nje dem prej gati 500 milione euro arkes se bankes qe drejtonte.

Top Channel