Vdekja Ratko Mladiç/ Nga rrethimi i Sarajevës te gjenocidi i Srebrenicës, cilat janë krimet më monstruoze të “Kasapit të Bosnjës” Pas vitesh investimi dhe angazhimi nga Perëndimi, Ballkani Perëndimor ka
arritur sukses të konsiderueshëm. Por disa sfida mbeten ende të
pazgjidhura.
Pikëpamja zyrtare e Shteteve të Bashkuara është se vendet e Ballkanit Perendimor kanë arsye të jenë krenare me anëtarësimin e Kroacisë në BE, marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë dhe tranzicionin paqësor të pushtetit në Shqipëri.
Zeri i Amerikes citon drejtorin e Marrëdhënieve për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, te pohoje se objektivi kryesor i SHBA-se për rajonin është integrimi i tij Euro-Atlantik. Siç kanë thënë shumë administrata amerikane qofshin – demokrate apo republikane – ne duam një Europë të bashkuar, të lirë dhe në paqe – ky është fokusi ynë, u shpreh ai.
Por Moore theksoi gjithashtu se vendet e rajonit duhet të përpiqen të zbusin tensionet etnike dhe kombëtare, të luftojnë korrupsionin dhe të përpiqen për reforma ekonomike, të shtojnë sigurinë dhe sundimin e ligjit.
Korrupsioni dhe konsolidimi i shtetit ligjor ishin çështje që u përmendën edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry në konferencën për sigurinë në Mynih të Gjermanisë javën e kaluar, ndërsa ai foli për “një prirje shqetësuese në shumë pjesë të Europën Qendrore dhe Lindore, si edhe në Ballkan”.
“Aspiratat e qytetarëve po merren nëpër këmbë nga korrupsioni, interesat oligarkike, interesat që përdorin para për të shtypur opozitën politike dhe zërat ndryshe, për të blerë politikanët dhe organet e medias dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit dhe të drejtat e organizatave joqeveritare”, tha kreu i diplomacise amerikane.
Por, sipas Moore dhe Edward Joseph te qendres për Marrëdhëniet Transatlantike, perjashtim persa i takon arritjeve perbejne Maqedonia dhe Bosnja: e para ka pengesë për anëtarësim në NATO mosmarrëveshjet me Greqinë për emrin, e dyta ende nuk ka shpetuar prej ferkimeve etnike.
Top Channel