Margot Robbie refuzon ofertën e Hugh Hefner

04/02/2014 00:00

Është emri më i përfolur në Hollivud kohët e fundit dhe Hugh Hefner kërkoi ta kishte në kopertinën e revistës së tij ‘Playboy’, por Margot Robbie e ka refuzuar ofertën e 87-vjeçarit.

Aktorja australiane u bë e famshme me shfaqjen tërësisht nudo në filmin ‘The Wolf of Wall Street’, por 23-vjeçarja nuk pranon të zhvishet sërish pasi familja e saj nuk do e duronte dot një tjetër bëmë të ngjashme.

“Nuk mund t’ia bëj sërish këtë gjë familjes”, tha Robbie për një radio të Zelandës së Re.

Edhe pse e refuzon ftesën për t’u shfaqur sërish nudo para publikut, aktorja e re thotë se nuk është penduar për skenën e “nxehtë” të filmit me protagonist Leonardo DiCaprion: “Kur të bëhem 50 vjeç, do i them fëmijëve të mi: shikoni sa e mirë ka qenë mami!”

Gjithsesi, Margot Robbie i jep meritë edhe stafit që është marrë me të në sheshxhirim: “Kisha njerëz rreth meje që më bënin të dukesha bukur. Nuk isha unë 100%. Mjafton që disa njerëz të të lyejnë me vaj dhe të vënë ndriçimin siç duhet për t’u dukur fantastike.”

Top Channel