Rusia paralajmëron protestuesit ukrainas

03/02/2014 18:25

Rusia i bëri thirrje opozitës ukrainase që t’i japë fund fushatës së saj të “ultimatumeve dhe kërcënimeve”, duke pranuar që të hyjë në bisedime me qeverinë.

Ministria e Jashtme Ruse deklaroi gjatë të hënës “shqetësimin e saj të thellë nga përpjekjet e aktivistëve për të irrituar situatën”.

Protestuesit në Kiev i kanë bërë thirrje të përsëritura presidentit Viktor Yanukovych, i cili është rikthyer në zyrë pas katër ditësh i sëmurë, që të japë dorëheqjen dhe të shpallë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, ndërkohë po marrin në konsideratë që t’i ofrojnë një ndihmë madhore Ukrainës, e cila më parë gjatë Janarit firmosi një marrëveshje ndihme me Rusinë.

“Ne duam të mbështesim Ukrainën në këto kohë krize ekonomike dhe politike”, deklaroi zëdhënësja e kryediplomates së BE-së, Catherine Ashton.

Brukseli dhe Uashingtoni do të kushtozojnë këtë paketë vetëm me detyrimin e realizimit të “reformave thelbësore”.

Asnjë e dhënë tjetër nuk është publikuar mbi përmbajtjen e mundshme të paketës së ndihmës.

Top Channel