Spanjë, marshimi pro abortit

02/02/2014 12:50

Mijëra spanjollë protestuan në Madrid kundër një projektligji të mbështetur nga qeveria, që synon të kufizojë të drejtën e abortit në vend.

Aktivistët mbanin në duart parrulla në të cilat shkruanin “Lejoni nënat të vendosin” dhe “e drejta për të vendosur na bën të lirë”.

Nëse projektligji do të kalojë, në Spanjë do të lejohet aborti vetëm në rastet e përdhunimeve apo kur shëndeti i nënës është në rrezik nga shtatzania.

Aktualisht, çdo grua spanjolle mund të vendosë të heqë fëmijën e saj brenda 14 javëve të para të shtatzanisë pa dhënë një arsye për këtë.

Sipas “BBC”, manifestimi i mbajtur pasditen e së shtunës në Madrid ishte më i madhi që kur qeveria e qendrës së djathtë në pushtet shpalli synimin e saj për të kaluar këtë ligj në Dhjetor.

Projektligji mbështetet nga një koalicion partish opozitare dhe manifestuesit i bënë thirrje ministrit të Drejtësisë, Alberto Ruiz-Gallaron që të paraqesë dorëheqjen.

“Këto çështje i kemi tejkaluar kohë më parë dhe të gjithë gratë këtu prezente duan që të kenë të drejtën të kryejnë abort, brenda ligjit dhe në kushte të përshtatshme mjekësore. Nëse ky ligj miratohet, vendi do të kthehet shumë vite pas dhe do të kriminalizohet diçka që nuk mund të jetë krim”, tha Ana Alonso, një prej pjesëmarrëseve në manifestim.

Top Channel