Tërmet 7.8 ballë në Filipine, të paktën 15 viktima dhe mbi 120 të plagosur, autoritetet paralajmërime për cunam Banka Qendrore Amerikane i dha votëbesimin e saj ekonomisë amerikane pas përmirësimeve të fundit, duke thënë se nuk ka më nevojë për stimulimet qeveritare për të mbështetur rritjen e saj.
Reduktimi i paketës së stimujve pritet të çojë në rritjen e normave të interesit, ndryshime këto, që sipas Zërit të Amerikës, i bënë që investitorët të tërheqin fonde nga vendet në zhvillim me synimin për t’i përdorur në Shtetet e Bashkuara. Shpresat jane per fitime nga interesi. Si rezultat pati tronditje në tregjet e aksioneve dhe valutës.
Ekspertet mendojne se periudha me e veshtire per ekonomine amerikane tashme mund te konsiderohet e kapercyer. Politikat disa vjeçare të normave të ulëta të interesit kanë pompuar fonde në tregjet në zhvillim, ku përfitimet nga normat e interesit kanë qenë më favorizuese. Kërkesa nga blerës të huaj solli rritje të çmimit të aksioneve dhe të vlerës së valutës në këto vende, por tashme kjo situate do te ndryshoje.
Nëse fillojnë të rriten normat e interesit në Shtetet e Bashkuara, citon VOA analiste te tregut, disa nga likuiditetet dhe kapitali do të kthehen ne Amerike për të përfituar nga zhvillimet e reja, duke u larguar ne kete menyre nga tregjet boterore.
Kjo ka bere qe vendet ne zhvillim te marrin masa për t’u ofruar investitorëve fitime më të mëdha me shpresën te frenojne largimin e kapitalit. Rritja e normave të interesit tërheq investitore, por gjithashtu mund të ulë ritmet ekonomike pasi ngrihet dhe kostoja e huamarrjes, duke e bërë të vështirë për disa konsumatorë të blejnë shtëpi, ose për kompanitë që duan të zgjerojnë aktivitetin.
Top Channel