Shkatërrimi i armëve siriane

01/02/2014 00:00

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry i kërkoi Rusisë që të ndërhyjë tek Damasku zyrtar për të përshpejtuar procesin e zhvendosjes së armëve kimike.

Uashingtoni kritikoi autoritetet e Bashar al-Assad të cilat sipas tij po vonojnë qëllimisht largimin e armëve kimike nga vendi. Sipas Shteteve të Bashkuara, vetëm 4 përqind e gjithë arsenalit kimik sirian është marrë në dorëzim deri më tani.

Shqetësimi i amerikanëve i është raportuar Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov nga Sekretari i Departamentit të Shtetit, John Kerry në prag të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Dy ditë më parë, përpara gazetarëve në Poloni, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel kujtoi edhe një herë përgjegjësitë që Damasku duhet të marrë për të përmbushur angazhimin e tij.

Arsenali kimik i Bashar al-Assadit duhet larguar nga vendi e shkaterruar deri ne 30 Qershor. Mbikqyrësja e këtij procesi, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike zhvilloi një takim në Hagë ku diskutohet përparimi i operacionit.

Plani i hartuar nga OKB-ja i bën autoritetet siriane përgjegjëse për ambalazhimin dhe transportimin e sigurtë të substancave kimike në portin e Latakias.

Nga aty, janë anijet ushtarake daneze dhe norvegjeze që do t’i shoqërojnë për në Itali, nga ku do të dërgohen në anijen amerikane të mallrave, “MV Cape Ray”, e cila do të kryejë asgjesimin e tyre në ujra ndërkombëtare.

Deklarata e shefit te Pentagonit, Hagel erdhi ne diten e publikimit te nje raporti nga “Human Rights Ëatch”, ku pretendohet se qeveria siriane ka shkaterruar qellimisht e paligjmerisht me mijera banesa ne bastionet e opozites.

Organizata nderkombetare flet per “ndeshkim kolektiv te komuniteteve te dyshuara si mbeshtetese te rebelimit, ndersa ne raportin e saj me titull”, rrafshuar nga themelet thuhet se nje mase e tille dhe shkaterrimi i shpejte i prones civile perbejne krim lufte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA