Panama, asgjesohen 5 tonë kokainë

01/02/2014 00:00

Zyrtarët në Panama kanë asgjësuar më shumë se pesë tonë kokainë. Lënda narkotike u dogj në një fushë plehrash jashtë qytetit të Panamasë ditën e premte.

Po ashtu u dogjën edhe sasi të vogla heroine dhe marijuane, njoftojnë mediat ndërkombëtare në edicionet e tyre online.

Zyrtarët panamezë të anti-drogës thanë se kartelet e drogës e transportojnë kokainën nga Amerika Jugore për t’u shitur në Shtetet e Bashkuara.

Vitin e kaluar Panamaja asgjësoi rreth 40 tonë narkotikë. Gjatë operacioneve të tyre autoritetet kanë kapur edhe sasi të mëdha parash kesh.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta