Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj priti të shtunën në një takim përfaqësues të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës.

Tema diskutimi të këtij takimi ishin tre: miratimi i ligjit për pensione, rritja e pensioneve aktuale dhe përfshirja e çështjes së kontributeve në dialogun me Serbinë, në mënyrë që ato t’u kthehen pensionistëve.

Haradinaj premtoi perkrahje institucionale në lidhje me kërkesat e pensionistëve edhe përmes grupit parlamentar të AAK-së.

“Ligji për pensionet, kategorizimi dhe të drejtat e atyre që paguajnë kontributet, si dhe rritja, kanë gjetur përkrahjen time dhe të Aleancës. Ne do t’i japim përkrahje ligjit dhe kërkesave tuaja në Parlament”, deklaroi Haradinaj.

Ndërsa kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi u shpreh optimist në përkrahjen e AAK-së lidhur me kërkesat e tyre.

“Ne i përmendëm ato që tha kryetari, miratimin e ligjit, rritjen e pensioneve dhe që pensionet nga Serbia të kthehen me dialog në Kosovë. Kemi shpresa se këto do të realizohen”, tha Katjazi.

Pjesëmarrës në takim ishte edhe nënkryetari I grupit parlamentar të AAK, Ahmet Isufi. Pensionistët në Kosovë aktualisht kanë një pagë prej 112 euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA