Indonezi, zgjohet vullkani, 11 viktima

01/02/2014 00:00

Një vullkan është zgjuar duke rinisur aktivitetin e tij në ishullin perëndimor të Indonezisë, Sumatra, duke vrarë të paktën 11 persona. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Mali Sinabung, i cili në muajt e fundit ka pasur aktivitete vullkanike të nivelit të ulët, këtë herë ka shpërndarë re të tëra hiri të ngrohtë në ajër, duke mbytur fshatrat përreth.

Një zyrtar lokal tha se një grup nxënësisht që kishin shkuar për të parë zhvillimet nga afër janë mes viktimave. Vullkani e nisi aktivitetin e tij në shtatorin e kaluar, pasi kishte qenë i fjetur për tre vjet. Mijëra persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Ditën e premte agjencia për menaxhimin e katastrofave kishte lejuar njerëzit të jetonin në fshatra më larg se 5 kilometra nga mali që të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Por një ditë më vonë, Sinabung lëshoi gurë të nxehtë dhe hi deri në 2 kilometra në ajër.

Kur vullkani shpërtheu në vitin 2010, të paktën dy persona humbën jetën dhe 30 mijë të tjerë u zhvendosën. Përpara vitit 2010, mali vullkanik Sinabung nuk kishte shpërthyer për 400 vjet. Ai është një nga 130 vullkanet aktive në Indonezi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA