
Duket qartë i sprovuar, veshur me një bluze të gjakosur, me një vesh të prerë dhe me shenja dhune në fytyrë…por ende gjallë.
Pas më shumë se 8 ditësh nga zhdukja e tij, Dmitro Bulatov, një prej liderëve të protestës antiqeveritare në Ukrainë, është gjetur në rrethinën Borispil, në periferi të Kievit.
Sipas mediave lokale, është rrëmbyer e torturuar prej ditësh, nga një “ekip i vdekjes” i përbërë nga njerëz me aksent rus.
Egjipt, 1 i vdekur në Aleksandri nga përplasjet
Protestues pro dhe kundër Morsi-t përleshen mes tyre, policia me gaz lotsjellës
Një persona ka mbetur i vdekur prej armëve të zjarrit, gjatë përplasjeve mes protestuesve pro dhe kundër Morsi-t në Aleksandri të Egjiptit.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të sigurimit, duke saktësuar se policia ka përdoru gaz lotsjellës për të ndarë dy grupe, të cilët ishin duke u përleshur me njëri-tjetrin.
Gjithnjë në Aleksandri, një bombë e vogël artizanale është shpërthyer pranë një komisariati policor, por pa shkaktuar viktima.
Obama, gati të ndërrojë kreun e NSA-së
Zëvendësohet Keith Alexander me Michael Rogers, pas skandalit “datagate”
Barack Obama është gati të kandidojë zv/Admiralin Michael S. Rogers, si drejtorin e ri të Agjencisë për Sigurinë Kombëtare (NSA), si dhe komandant të njësisë së re të Pentagonit, që drejton operacionet kundër terrorizmit kibernetik.
Lajmi bëhet i ditur nga “New York Times”. Rogers do të marrë kështu vendin e Gjeneralit Keith Alexander, i cili ka qenë në krye të NSA-së prej thuajse 9 vjetësh, por që u vu në qendër të polemikave pas skandalit të “datagate”, të shkaktuar nga rrjedhja e informacioneve të informatorit Edward Snowden.
Top Channel