Moti i keq paralizon Italinë e veriut

31/01/2014 00:00

Reshjet e shumta kanë paralizuar një pjesë të mirë të veriut dhe të
qendrës se Italisë. Ndërsa dëbora ka bllokuar zonat më veriore, si
Cortina ku janë mbyllur edhe shkollat, shiu ka krijuar probleme të mëdha
kryesisht në Romë dhe në zonën e Toscanës, ku po pritet më ankth se mos
lumi Arno del nga shtrati.

Në Pisa kanë rënë 2500-3000 metra kubë në sekondë, siç nuk ndodhte prej 20 vjetësh. Pjesa veriore e kryeqytetit u zgjua sot nën ujë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë rënë 90-130 milimetra shi, gjë që ka krijuar probleme të mëdha. Disa rrugë kryesore janë kthyer në lumenj, ndërsa lumi Tevere po monitorohet sepse mund ta kapërcejë nivelin e sigurisë dhe të dalë nga shtrati.

Shumë banesa janë përmbytur dhe sinjalizohen persona që kanë hipur në çatitë e shtëpive për t’i shpëtuar ujit që ka përfshirë gjithçka.E ndërsa parashikimet e motiti flasin për vazhdim të reshjeve, mbrojtja civile bën thirrje për kufizimin e lëvizjeve vetëm për arsye të domosdoshme. Problemi i përmbytjeve mbetet gjithnjë aktual në vend.

Kjo jo vetëm për shkak të karakteristikave gjeofizike të Italisë, por edhe për shkak të ndërtimeve. Në raportin e fundit të Konfederatës së Bujqësisë bëhet e ditur se 82% e komunave italiane kanë një pjesë të territorit në zona në rrezik të madh përmbytjeje e rrëshqitjeje dheu. Një ndër arsyet e rrezikut është braktisja e tokave bujqësore dhe çimentifikimi që nuk lejon thithjen e ujit nga terreni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA