Itali, 30 % e familjeve s’mbyllin dot muajin

31/01/2014 00:00

Ka prekur mbi 30 për qind të italianëve e ashtëquajtura sindroma e javës
së tretë e të katërt; janë ata që nuk arrijnë në fund të muajit me të
ardhurat e tyre.

Sipas raportit të fundit të Institutit te Studimeve ‘Eurispes’, i bazuar në anketimet e kryera në periudhën mes dhjetorit 2013 e janarit 2014, gjendja është akoma më e rëndë sepse 12 për qind e personave të pyetur nuk është përgjigjur. Por gjysma e atyre që arrijnë të mbyllin muajin pa marrë borxhe, janë të detyruar të prekin kursimet e tyre.

Instituti i studimeve vë në dukje se gjatë pesëvjeçarit të fundit rënia e fuqisë blerëse është bërë një realitet që ka mbërritur deri në tryezat italiane, pikërisht atje ku si traditë nuk kursehet. Është llogaritur që në vend është rritur konsumi i makaronave dhe jo vetëm për respekt të traditës gastronomike të vendit.

Për mbi 10 milionë persona makaronat janë pjesë e dietës së përditshme, sepse japin mundësinë e mbulimit të një vafti me një shpenzim të pakët. Vërehet se tanimë blerjet e ushqimeve në përgjithsi janë më të kufizuara, por edhe më të përgjegjshme e të kujdesshme. Mjafton të mendosh se ushqimet që hidhen kanë kaluar nga 30% në vetëm 7%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA