
Vonesat e Sirisë në dorëzimin e armëve kimike po shkaktojnë shqetësim në Shtetet e Bashkuara.
Përpara gazetarëve në Poloni, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel kujtoi edhe një herë përgjegjësitë që Damasku duhet të marrë për të përmbushur angazhimin e tij.
Shtetet e Bashkuara besojnë se deri tani janë zhvendosur vetëm 4% e kimikateve të deklaruara nga qeveria siriane dhe koha nuk premton.
Arsenali kimik i Bashar al-Assadit duhet larguar nga vendi e shkaterruar deri ne 30 Qershor.
Mbikqyresja e këtij procesi, Organizata për Ndalimin e Armeve Kimike, po zhvillon një takim në Hagë ku diskutohet përparimi i operacionit.
Për shkak të rëndesës së situates, takimi, me të gjithe gjasat do të vazhdoëe edhe përgjatë ditës së premte.
Plani i hartuar nga OKB-ja i bën autoritetet siriane përgjegjëse për ambalazhimin dhe transportimin e sigurtë të substancave kimike në portin e Latakias.
Nga aty, janë anijet ushtarake daneze dhe norvegjeze që do t’i shoqërojnë për në Itali, nga ku do të dërgohen në anijen amerikane të mallrave, “MV Cape Ray”, e cila do të kryejë asgjesimin e tyre në ujra ndërkombëtare.
Deklarata e shefit te Pentagonit, Hagel erdhi ne diten e publikimit te nje raporti nga “Human Rights Ëatch”, ku pretendohet se qeveria siriane ka shkaterruar qellimisht e paligjmerisht me mijera banesa ne bastionet e opozites.
Organizata nderkombetare flet per “ndeshkim kolektiv te komuniteteve te dyshuara si mbeshtetese te rebelimit, ndersa ne raportin e saj me titull”, rrafshuar nga themelet thuhet se nje mase e tille dhe shkaterrimi i shpejte i prones civile perbejne krim lufte.
Top Channel