Rusi, identifikohen terroristët e Vollgogradit

30/01/2014 15:35

Autoritetet ruse identifikuan përgjegjësit e dy sulmeve vetvrasëse që i kushtuan jetën 34 qytetarëve të qytetit jugor të Vollgogradit.

Komiteti Kombëtar Rus Anti-Terror informoi gjatë të enjtes se dy kamikazët ishin militantë islamikë me origjinë nga qyteti i Buynakskut, në Dagestan.

Dy terroristët quheshin Asker Samedov dhe Suleyman Magomedov.

Dy persona që dyshohet se ndihmuan terroristët në këtë sulm vetvrasës u arrestuan në Dagestan, krahinën e trazuara që ndodhet fare pranë qytetit të Soçit, vendit ku në Shkurt do të mbahen Lojrat Olimpike Dimërore.

Sulmi i tyre në stacionin e trenit dhe në një tramvaj tronditi të gjithë vendin në pragun e ndërrimit të vitit.

Një operacion madhor policor nisi menjëherë për të identifikuar përgjegjësit e sulmit.

Aktualisht, mbi 30 mijë trupa shtesë të policisë apo ushtrisë janë vendosur në Soçi, për të siguruar qytetin nga terroristë që kanë kërcënuar me përgjakjen e Lojrave.

Dagestani, së bashku me Çeçeninë dhe Ingushetinë janë tre krahina autonome në Kaukazin Verior, ku prej vitesh gjallëron një lëvizje militante separatiste, me qëllim shkëputjen nga Rusia dhe themelimin e një shteti islamik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA