Irak, militantët sulmojnë ministrinë

30/01/2014 16:00

Policia irakene vendosi nën kontroll një godinë ministrore të sulmuar gjatë mëngjesit nga disa persona të armatosur, informuan mediat ndërkombëtare të enjten.

Për disa orë me radhë, militantët mbajtën peng një numër personash, por situata u zgjidh me ndërhyrjen e forcave speciale që vranë gjashtë prej agresorëve.

Dy policë mbetën të vrarë në shkëmbimin e zjarrit, ndërsa shtatë të tjerë u plagosën.

Ngjarja u verifikua brenda Ministrisë së të Drejtave të Njeriut, pranë Ministrisë së Transportit, në veri të kryeqytetit Bagdad.

Aktualisht, një gjendje alarmi është vendosur në Bagdad, në rrugët e të cilit janë ngritur shumë postoblloqe.

Iraku po përballet me një dhunë ndërfetare në rritje, e cila i mori jetën të paktën 8 mijë personave gjatë 2013-s.

Vendi ndodhet në prag të luftës civile dhe më parë gjatë Dhjetorit, militantë islamikë të organizatës terroriste të Levantit dhe Irakut pushtuan qytetin e Faluxhës, në veriperëndim të Bagdadit.

Dhuna në përshkallëzim ka lënë të pastrehë 140 mijë persona, vlerësohet prej OKB-së.

Top Channel