Spanjolli Agustin Conde Bajen është zgjedhur raportues i ri për Kosovën
në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, raporton “RTK”.

Bajen është zgjedhur me votim të fshehtë, me dy të tretat e votave në mbledhjen e Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare. Delegacioni i Parlamentit të Serbisë e ka përshëndetur zgjedhjen e spanjollit, vendi i të cilit nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Shefja e delegacionit serb Aleksandra Gjuroviç, e cituar nga mediat serbe, ka deklaruar se kjo dëshmon se anëtarët e Asamblesë Parlamentare respektojnë neutralitetin e Këshillit të Evropës ndaj statusit të Kosovës. Ndërkohë, pala kosovare deri tani nuk është prononcuar ende lidhur me zgjedhjen e raportuesit të ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA