
Parlamenti ukrainas po debaton për amnistinë e mundshme për të gjithë
protestuesit të arrestuar gjatë demonstratave anti-qeveritare.
Presidenti Viktor Janukoviç tha se do t’i vendosë kushte atyre: Të largohen nga ndërtesat qeveritare dhe të heqin të gjitha barrikadat.
Presidenti i parë i Ukrainës së Pavarur paralajmëroi se vendi ndodhet në prag të Luftës Civile. Leonid Kravçuk, qe mbajti postin e kreut te vendit nga viti 1991-1994 hapi debatin në Parlament, duke u kërkuar të gjitheve te veprojnë me shume pergjegjesi.
Disa orë përpara se deputetet në Kiev të diskutonin amnistine për protestuesit, Shtepia e Bardhë, përmes një deklarate, tha se për këtë çështje u bisedua të martën mes zëvendëspresidentit amerikan Xho Bajden dhe Presidentit te Ukrainës, Viktor Janukovic. Bajden përshendeti progresin e arritur dhe i kishte kerkuar Janukovicit të nënshkruante anullimin e ligjeve kundër protestës.
Ai inkurajoi presidentin e Ukraines shkruhej në deklaratën e Shtepisë së Bardhë, të vazhdojë punën me opozitën, në gjetjen e një kompromisi për zgjidhjen paqesore”.
Opozita e Ukrainës, deri tani, ka hedhur poshte këto kërkesa, duke u perqendruar tek ajo që tashmë qendron në krye të listës së saj; zgjedhje të parakohshme.Të martën, kryeministri Mikola Azarov dhe ministrat e Qeverise dhane doreheqjen pas disa muaj protestash ndersa parlamenti anulloi ligjin kundër protestave, i konsideruar gjeresisht si një lëshim për protestuesit.
Analistët thanë se Azarov ishte një prej figurave më të debatueshme të opozitës, sepse akuzohej si keqmenaxhuesi i ekonomise se vendit dhe se kishte dështuar në luftën kundër korrupsionit. Nderkohe presidenti rus, Vladimir Putin kritikoi ate që e cilësoi si “ndërhyrje nga jashte” në punët e Ukrainës.
Duke folur në fund të samitit BE- Rusi, qe u zhvillua në Bruksel, Putin tha se “vizitat e të derguarve nga jashte, veçse shtojnë protestat”. Kritika e tij i drejtohet BE-se dhe vendeve perendimore qe kane derguar disa diplomate ne Ukraine, javët e fundit. Shefja e Politikes se Jashtme te BE-se, Kethrin Eshton ndodhet ne Kiev, po keshtu edhe Komisioneri i Zgjerimit Shtefan Fyle qe po ben viziten e dyte ne kater dite. Në dhjetor, ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nulënd u dorezoi embelsira protestuesve ndersa senatori amerikan, Xhon Mek Kein iu drejtua 200 mije mbështetesve te opozites në Kiev duke u thene se “Amerika qendron krah jush”.
Top Channel