Siria, rinisin bisedimet në Gjenevë

29/01/2014 00:00

Në Gjenevë të Zvicrës rinisin bisedimet e paqes mes opozitës dhe qeverisë siriane, ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara po përpiqet t’i japë fund bllokimit të krijuar për cështjen delikate të krijimit të një qeverie tranzicioni.

I dërguari i OKB-së, Lakdar Brahimi anuloi takimet e së martës duke thënë se negociatat nuk ishin të lehta. Opozita paraqiti një plan tranzicioni, por kritikoi përfaqësuesit e qeverisë që kane refuzuar të diskutojnë për të ardhmen e presidentit Bashar Al Asad.

Nga ana tjetër qeveria kritikoi vendimin e fundit të Kongresit amerikan, për të aprovuar ndihmë të mëtejshme për kryengritësit. Të hënën u mësua se Kongresi amerikan i ka dhënë mbështetjen në mënyrë sekrete programit të CIA-s për të armatosur dhe trajnuar fraksionet e moderuara jo-islamike siriane në Jordani.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta