Ukrainë, vazhdojnë protestat

28/01/2014 00:00

Presidenti i Ukrainës Viktor Yanukovych e pranoi dorëheqjen e kryeministrit dhe kabinetit të tij, gjest ky që deri më tani nuk i ka zbutur protestat anti-qeveritare.

Mykola Azarov u ofrua të lërë postin e tij në krye të ekzekutivit me qëllimin që t’i hapet rruga gjetjes se një kompromisi social dhe politik.

Lëvizja e Azarovit erdhi pas votimit me shumicë dërrmuese në parlament për shfuqizimin e ligjit të shumëdiskutuar kundër protestave.

Demostratat janë përhapur ditët e fundit në mbarë vendin duke prekur edhe bastionet e Janukovicit në lindje. Disa ndërtesa qeveritare janë pushtuar nga protestuesit.

Ministria e Brendshme raportoi gjatë ditës se tre tubues kishin qëlluar me thikë e plagosur tre policë në Kherson. Njëri prej agjentëve më vonë ndërroi jetë nga plagët e marra.

Kjo shtrirje kaq e madhe e trazirave duhet të përbëjë në fakt një shqetësim jo të vogël për presidentin pro-rus të Ukrainës. Sa për kryeqytetin Kiev, nuk ka asnjë shenjë zbehjeje të protestave ne rruget e tij…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA