Vdekja e biznesmenit britanik

27/01/2014 00:00

Dyshimet kryesore të policisë tajlandeze janë ato të një vetëvrasjeje dhe shtysën e marrin nga letra e gjetur në dhomën e drejtorit të përgjithshëm të Tata Motors, Karl Slym.

51-vjeçari gjeti vdekjen pas rrëzimit nga kati i 22-të i një hoteli në Bangkok. Biznesmeni britanik ndodhej në Tajlandë për të marrë pjesë në një takim bordi, të filialit lokal të kompanisë.

Letra, që i bën hetuesit të mendojnë se mund të bëhet fjalë për vetëvrasje, citonte probleme të mëdha të brendshme dhe, aktualisht, po analizohet për të verifikuar nëse është vërtet shkrimi i Slym.

51-vjeçari ishte punësuar të ripërtërinte shitjet dhe të ardhurat e Tata Motors, si dhe të drejtonte operacionet e kompanisë në Indi, Korenë e Jugut, Tajlandë e në Afrikën Jugore.

Pas lajmit të vdekjes së papritur të tij, aksionet e kompanisë ranë me 6%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA