Shfaqet në publik zonja e parë e Francës

27/01/2014 00:00

Kur sytë e gjithë botës janë drejtuar nga ajo, pas stuhisë mediatike që rrethoi aferën e partnerit të saj me një grua  më të re në moshë, ish-Zonja e parë e Francës, Valerie Trierweiler, u shfaq e buzëqeshur para reporterëve.

Të gjithë njerëzve të pranishëm në sallë u përcolli një mesazh të thjeshtë: Jam shumë mirë, falemnderit. Nuk keni përse shqetësoheni për mua.

Shfaqjen e parë në publik, dy ditë pasi i dha lamtumirën “Elysee”-së, 49-vjeçarja e bëri gjatë një udhëtimi në Mumbai të Indisë, ku po mbështet një organizatë bamirësie në përpjekjet e saj kundër urisë.

“Këtë rrugëtim e kisha planifikuar prej muajsh, kam punuar shumë për këtë angazhim dhe nuk do të hiqja dorë prej tij për asgjë në botë”, tha Trierweiler.

Reporterja e “Paris Match” ka qenë partnerja e Francois Hollande për disa vjet radhazi. Ata nuk ishin të martuar, por pas zgjedhjes së tij në krye të shtetit, Majin e vitit 2012, ajo mori rolin e Zonjës së parë të Francës, bashkë me të gjithë përfitimet që sjell ky funksion publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA