Nga 1 deri në 8 vjet burg ka kërkuar prokuroria e EULEX-it për kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë drejtorët e tij. Prokurorja Natasha Vikeri në fjalën e fundit të saj, ka akuzuar Mujën dhe të tjerët për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Avokati i Mujës, Rruzhdi Berisha ndërkaq ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që prokuroria e EULEX-it e ngarkon klientin e tij. Ai tha se nuk ka elemente që provojnë se veprimet e Mujës përbëjnë vepër penale.

“Ne edhe në fillim e kemi thënë se mund të ketë shkelje të proçedurës administrative të cilat nuk përbëjnë vepër penale”, deklaroi Berisha, i cituar nga “PrizrenPress”.

Dy pikat e para të aktakuzës që ishte sot e ngarkojnë kryetarin Ramadan Muja, drejtorin e administratës, Minir Krasniqi dhe drejtorin e kadastrës Avni Ademi për dhënien në shfrytëzim të tokës në “Boka-Boka”, për ndërtimin e kolegjit “Mehmet Akif” dhe fabrikën e çokollatës “Kamila”.

Leximi i pikës tre dhe katër nga prokurorja Vikeri do të bëhet në seancën e radhës më 10 shkurt.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta