Mirdita, një shembull për t’u ndjekur

27/01/2014 00:00

Në Shqipërinë e problemeve, e antivlerave që shpesh dominojnë mbi vlerat ka edhe raste të tilla si ai që dhuron qyteti i Rrëshenit.

Dikur, pallati i kultures në këtë qytet dergjej thuajse në rrënim, pa investime dhe pa asnje përpjekje serioze për ta rikthyer në jetë.

Sot ka ndryshuar krejtësisht fytyrë, e kjo falë fondeve të mbledhura nga emigrantet apo banore të larguar që edhe pse larg kanë dashur t’i kthejnë zemrën e kulturës qytetit të tyre. Një shembull që nuk mund e nuk duhet të lihet në harresë…

Hapat nisen ngadale sikur nuk donin te prishnin qetesine e godines qe ngrihet ne qender te qytetit.

Fillimisht ishin deshira apo deri diku edhe endrra per te ndryshuar nje realitet qe dukej i veshtire, pershtatur dhimbshem me tranzionin shkatrrimtar shqiptar, nga dita ne dite hapat u shpejtuan, u forcuan, derisa nga pallati i kultures nisi te marre serisht fryme e jeta kulturore e nje krahine me vlera te rralla….

Gjergj Marku, drejtor i këtij pallati thotë: “Kishte dy rruge ose te limin ne pallat duke u shkaterruar te vazhdonte shkaterrimin. Nje pallat ku per fat te keq edhe kur beheshin koncerte per ironi te fatit ishin minj te medhenj qe kalonin neper skene madje puna e pare qe kemi bere ketu ishte qe zhdukem minjte nga pallati. Pastaj filluam pjese pjese, filluam me hollin e te tjere me radhe du ju drejtuar biznesmeneve te thjeshte te vegjel sepse nuk ka takat Mirdita per me shume, iu drejtuam emigranteve e tjere me radhe dhe filluam te sillnim nje ndryshim qe sot ne nuk e besojme qe e kemi bere kete ndryshim eshte kapur pallati i kultures ne çdo ane te tij”.

Pa asnje fond mbeshtetes nga Ministria e Kultures, gjithçka u dha nga banoret, emigrantet e kudondodhur, e donatore te huaj si humanistja austriake Marjana Graf, mese 7 milione leke, qe duken pak, por jane po aq shume nese shpenzohen pa abuzime dhe hidhen jo ne xhepa shtetaresh e drejtuesish te korruptuar, por ne projekte te tilla.

Biblioteka qe mban emrin e nje patrioti ish deputetit, priftit dom Gjon Gazulli denuar me varje nga ahmet zogu ne 1927 sot nuk eshte me e vetmuar, perkundrazi ajo ofron mese 70 mije tituj me nje sistem te kompjuterizuar duke i ka dhene nje tjeter jetë.

Çka shihet edhe nga numri gjithnjë e më i madh i te rinjeve qe e frekuentojne atë.

“Kjo bibliotekë pikonte nga çatia, me rafte jo te mira. Tani jane raftet me funksionale dhe hidroizolimi i tarraces i eshte bere. Nga 300 lexues qe kemi patur, tani kemi 2 mije e 500 lexues ne vit”, thotë bibliotekarja Bardha Marku.

Ne sallen kryesore te restauruar krejtesisht deri tek ndriçimi dixhital, grupi i femijeve po bën prova për aktivitetin e radhës.

Historine mund ta dallosh e ta prekesh kudo nder ambientet e pallatit te kultures. Fotografi te zverdhura qe ruajne gjurme te forta te identitetit kulturor te kesaj zone.  Kjo dhome me pare ka qene nje magazine e rendomte ndersa sot eshte Muzeu Etnografik i ansamblit Mirdita.

Nuk ka humbur as grupi i mirenjohur i burrave qe perbehet prej 12 artistesh e qe ka marre pjese në mjaft aktivitete që i ka dhënë një tjetër  frymëmarrje ketij qyteti.

Fran Preçi, drejtuesi i grupit të burrave shprehet: “Mbas viteve te demokracise, ky grup fillimisht u shpernda sepse njerezit shkuan neper hallet e tyre , shkuan ne emigracion , pjestare nga grupi i burrave iken edhe ne rrethe te tjera si ne Durres e Tirane, ne Milano kemi pjestare te grupit te burrave qe kane dhene je kontribut te jashtezakonshem… Ne, gjithsesi me koncertet , me programet , me aktivitetet qe mbajme gjalle Rrethi i Mirdites, por edhe me gjere. Ne kete grup mundohemi ta bashkojme here pas here kur kemi mundesi kur kemi ndonje projekt kur kemi, gjithsesi grupin e kemi te mbajtur”.

Ngjitur qetesine e thyen kendshem grupi i instrumentisteve edhe ata punojne ne nje ambjent qe  sot ka ndryshuar imazhin e tij.

Rrjedh pasion nga keto dhoma, rrjedh shprese qe diçka mund te shkoje edhe me mire jo thjeshte ne rreshen por ne te gjithe vendin, mjaft te kete deshire per te bere dicka e jo per te rrembyer gjithçka.

“Sot ky pallat ka kushte te mira, edhe skena edhe dhomat poshte te aktoreve qe quhen edhe kjo salla qe me thene te drejten eshte nda tani, eshte bere shume e mire per prova. Perdoret edhe per shume gjera te tjera, kuptohet pra  ka nje vazhdimësi. Eshte nje ngjallje e levizjes kulturore”, thotë Kol Picaku.

Vendin e femijeve ne sallen e shfaqeve tashme e kane zene grupi tjeter me valltare me te medhej… Ne organizime te ndryshme ansambli i plote numeron jo me pak se 80 antare qe kane marre pjese ne aktivitete te ndryshme brenda dhe jashte vendit.

Klevia Deda, një adoleshente rrëshenase thotë: “Duke pare ga kalimi i viteve mendoj qe salla eshte bere me komode dhe ka kushte shume me te mira sesa ka patur dikur dhe ne bejme prova vazhdimisht”.

Tradita eshte kudo…si nje lidhje e pandashme mes te shkuares e te tashmes, e mbi te cilen synohet te ngrihet edhe e ardhmja e brezave te rinj.

Nuk jane miliona euro, nuk jane shuma marramendese e megjithate kane mjaftuar per te bere dicka te mire, per te dhene nje mesazh te mire, per te ndryshuar nje realitet qe hera heres ne shqiperi duket i pandryshueshem.

Rikthimi i kultures eshte rikthimi i jetes, i identitetit, i vlerave… mjafton kaq pak, per te sjelle kaq pafundesisht shume.

Top Channel