Meta: Të realizojmë ndarjen e re

27/01/2014 00:00

Kryeparlamentari Ilir Meta deklaroi se reforma administrative
territoriale është tepër e rëndësishme dhe se nuk ekziston asnjë
prapavijë për qëllime elektorale.

Kreu i Parlamentit Ilir Meta, gjatë një konference për shtyp me kryetarin e grupit te Social-Demokratëve në Parlamentin Europian, Hannes Swoboda tha se Shqipëria do të kurseje 80 milionë dollarë nga ndarja e re territoriale.

“Vetëm nga kostoja administrative që do të kursehej në bazë të kësaj reforme do të fitoheshin rreth 80 milionë dollarë. Ndërkohë që ne marrim para borxh dhe paguajmë interesa, kur kemi rezerva kaq të mëdha, të cilat të vihen dhe duhet të vihen në shfrytëzim të qyetarëve për të ofruar shërbime më cilësore”, tha Meta.

Reformen e mbeshteti edhe eurodeputeti austriak Hannes Swoboda.

“Une jam nga Austria dhe atje ne e kemi bere kete 40-50 vjet perpara. Pa dashur te kritikoj Shqiperine se eshte prapa, kjo reforme duhet kryer. Sipas bisedimeve me kreun e opozites, Kryeministrin dhe kryetarin e Parlamentit nuk shoh asnje pengese ne kryerjen e kesaj reforme. Sherbimet e komunitetit nuk mund të arrihen me cilesi pa patur keto autoritete lokale. Eksperienca europiane tregon se kjo ndihmon ne demokratizmin e vendit”, tha Sëoboda.

Europarlamentari tha se u zhgënjye që Shqiperise nuk iu dha statusi i vendit kandidat dhe se mosdhenia nuk ka lidhje me Qeverine shqiptare, por me problem te brendshme te BE-së.

“Mendoj se këto forca ekstremiste kishin mundesi per te ndikuar tek qeveritë e tyre per Shqiperine, sidomos ne Hollande. Por edhe zgjedhjet ne Parlamentit Europian paten disa ndikime ne disa parti dhe këto parti forcuan qendrime te tyre, kur u perhap fjala se ne Shqiperi, Qeveria nuk po punon. Ndaj i drejtohem opozites, qe te beje punen e saj sigurisht, por të mendohet kur perhap fjale te tilla sepse jane kundra vendit te saj”, tha Swoboda.

Swoboda, më herët, ka pasur edhe një takim me kreun e grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi.

Duke e falënderuar për mbështetjen që personalisht z. Swoboda dhe forca politike që ai përfaqëson në PE i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit, z. Ruçi shprehu keqardhje, që Shqipëria nuk mundi të merrte statusin e vendit kandidat, ndërsa tha se kjo nuk e tërheq nga vendosmëria për ta përfituar statusin në muajin Qershor.

Z. Ruçi e garantoi z. Swoboda se qeveria, Kryeministri Rama dhe mazhoranca, janë të vendosur për të kryer të gjitha reformat e domosdoshme dhe të nevojshme për vendin dhe integrimin europian.

“Kemi përgjegjësinë për të realizuar të gjitha detyrimet e vendosura nga BE-ja. Gjeografikisht, shpirtërisht dhe me mendje jemi pjesë e BE-së, por për ta bërë realitet ligjor dhe faktik na duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë, të cilat i kemi nisur dhe janë në rrugën e duhur”, deklaroi Ruçi.

Swoboda, takim me Bashën
Kreu i opozitës: Të monitorohet aktiviteti i qeverisë

Zoti Swoboda u takua edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Sipas një njoftimi për shtyp, Basha kërkoi që ndërkombëtarët të mbajnë qëndrim të prerë ndaj qeverisë në fushatën e saj anti-ligjore.

Lideri i opozitës theksoi në takim se situata është alarmante në sektorin e policisë dhe se qeveria Rama-Meta po zhbën standardet dhe shtetin ligjor.

Basha theksoi se pas shkatërrimit të papreçedent të konsensusit nga ana e mazhorancës PS-LSI me aktin normativ për nëpunësin civil, qeveria Rama-Meta ka lançuar një sulm të papranueshëm ndaj institucioneve të pavarura si ILDKP, AMA, etj.

Kreu i PD-së foli edhe për blerjen e votës në Korçë dhe ndërhyrjen e paligjshme në serverin e zyrës së Tatimeve, ndërsa opozitës sipas tij iu mohua ngritja e komisionit të hetimit parlamentar.

“Çdo përpjekje tjetër për të fshehur të vërtetën dhe lustruar keqqeverisjen nuk ndihmon askënd, madje as vetë dyshen Rama-Meta”, theksoi Basha.

Top Channel