Kim Jong un shfaros familjarët e ungjit

27/01/2014 00:00

Lideri koreano-verior Kim Jong un ka urdhëruar edhe ekzekutimin e familjes së ungjit të tij, ish-bashkëpunëtori të cilin e ekzekutoi në dhjetor pas zbulimit të një tradhëtie.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat aziatike, që citojnë burime të ndryshme, përfshirë një qeveritar, ndërsa shërbimet e inteligjencës kanë refuzuar të japin konfirmime.

Sipas së përditshmes koreano-jugore “Chosun Ilbo”, që në dhjetorin e kaluar Jag Kye sun (e motra e ungjit të diktatorit të ri), bashkëshorti i saj dhe ambasadorët koreano-veriorë në Kubë dhe Malajzi janë dërguar përpara plutonit të pushkatimit bashkë me dy djemtë 20-vjeçarë të njërit prej ambasadorëve. Gjithësej janë gjashtë të rritur të vrarë, pa përfshirë këtu ungjin e tij.

Por tmerri nuk mbaron me kaq, pasi para togës së ekzekutimit thuhet se kanë kaluar edhe të gjithë fëmijët dhe nipërit e familjes, përfshirë ata të dy ish-gjeneralëve të ushtrisë që vdiqën vite më parë. Data e ekzekutimit thuhet se ka qenë 12 dhjetori.

Ndërkohë, të tjerë të afërm të të ekzekutuarve thuhet se janë dërguar në fshatra malore të izoluara si ndëshkim. Por, duke qenë vendi më i izoluar në botë, verifikimi i këtyre informacioneve në Korenë e Veriut është i vështirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA