Grabitja e kishës në Itali

27/01/2014 00:00

Policia italiane është vënë në lëvizje për gjetjen e një relike të shenjtë, të grabitur nga një kishë e vogël, të cilën Gjon Pali i II-të e kishte shumë përzemër.

Relika, në fakt, nuk ishte një send dosido; ajo mbante një copë garze të vogël të lagur me gjakun e Karol Vojtilës.

Kisha “San Pietro della Ienca” ndodhet në një vend të izoluar, mes maleve të rajonit qendror të Abruzzo-s. Disa grabitës arritën të dëmtojnë hekurat e dritares së saj, gjatë fundjavës, e të hynin brenda, duke marrë një kryq dhe objektin e paçmuar me gjakun e Papës.

Në të gjithë botën ekzistojnë vetëm tre relike të tilla. Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, ku Vojtila preferonte zakonisht të kalonte momente qetësie, larg jetës së Vatikanit, të cilët e kanë konsideruar veten të privilegjuar nga ky fakt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA