Kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç shënuan takimin e tyre të parë së bashku për këtë vit, në Bruksel.
Në kuadër të dialogut, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, palëve u
kërkohet normalizimi i marrëdhënieve sipas marrëveshjes së 19 Prillit.

Por, as raundi i 21 nuk solli kompromis për sistemin e drejtësisë, ku serbët kërkojnë një përfaqësim më të mirë të minoritetit në veri të Kosovës. Takimi zgjati rreth 5 orë dhe delegacionet biseduan dhe për përsëritjen e zgjedhjeve lokale, për kreun e ri të veriut të Mitrovicës, si dhe për zgjedhjet e afërta që do të mbahen në Serbi.

Përfaqësuesja e lartë Ashton, përmes njoftimit për shtyp, u shpreh e kënaqur me angazhimin e kryeministrave Thaçi-Daçiç dhe zv.kryeministrin Vuçiç, e më tej lajmëroi se takimi i radhës mbahet më 12 Shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA