" /> ">
Ashley Benson dhe Selena Gomez ishin të dyja protagoniste në një prej filmave më të suksesshëm të 2013-s, në “Spring Breakers”.
Që prej atëherë, dy vajzat kanë mbetur në kontakt të vazhdueshëm me njëra-tjetrën dhe në një intervistë për revistën “Cosmopolitan”, 24-vjeçarja Benson tregoi se ndarja me Bieber dhe koha pas saj nuk ka qenë aspak e lehtë për mikeshën e saj.
“Selena ka përjetuar shumë kohë të këqija”, pranoi Ashley gjatë kësaj interviste, pa u thelluar më shumë në arsyet deri diku enigmatike të ndarjes së çiftit më të preferuar të adoleshentëve.
Ndërkohë, Benson konfirmoi rikthimin e saj pranë Ryan Good, me të cilin ndërpreu marrëdhënien drejt fundit të vitit të shkuar. “Ryan është një prej njerëzve më të fortë dhe frymëzues që kam njohur. Pavarësisht problemeve tona, kam nevojë për ndikimin e tij në jetën time”, tha aktorja.
Top Channel