300 “të sëmurë” në bordin e kryqëzorit turistik

26/01/2014 10:25

300 persona janë sëmurë në bordin e një kryqëzori amerikan, informoi të dielën “CNN”.

281 nga 3 050 udhëtarët dhe 22 nga 1 165 anëtarët e ekuipazhit kanë përjetuar të vjella dhe diarre, duke detyruar anijen që të ndalonte në ishullin e Porto Rikos.

Në një komunikatë të publikuar nga kompania zotëruese e kryqëzorit thuhet se të sëmurët i janë përgjigjur mirë kurave që kanë marrë në bord dhe asnjë prej tyre nuk paraqet një gjendje të rëndë.

Dyshimet e para për këtë sëmundje “enigmatike” bien mbi një helmim ushqimor.

Top Channel