
Opozita dhe përfaqësuesit e qeverisë siriane do të takohen ballë për
ballë në Gjenevë për të diskutuar “shpëtimin e Sirisë”, por do të
komunikojnë me ndihmën e Lakdar Brahimit, te derguarit te OKB-se dhe
Liges Arabe ne Siri përgjatë dy seancave.
Një prej anëtareve të delegacionit të Damaskut i tha BBC-së se “prioriteti është ti jepet fund dhunës dhe terrorizmit duke nenvizuar se anëtarët e opozitës mbartin urrejtje personale.Qellimi i palëve është të bëjnë lëshime të vogla dhe jo të arrijnë një marrëveshje paqeje te plote”.
Burime diplomatike thane se “ata shpresojne të cojnë ndihma në zonat e rrethuara në qytetin e Homsit”. Korrespondentja e BBC-se ne Gjeneve thote se përpjekjet diplomatike janë përqendruar per gjetjen e nje ekuilibri mes paleve, me arritje te vogla si: armepushime ne zona të caktuara, lirimin e të burgosurve dhe hapjen e korridoreve humanitare.
Ekziston shpresa se te tilla hapa do t’i hapin rrugën diskutimeve për cështje me të gjera sic eshte: tranzicion politik. Ambasadori i Sirise ne OKB, Bashar Xhafari pjese e delegacionit te qeverise i tha BBC-se se “cështja e parë është t’i jepet fund terrorizmit dhe dhunës dhe t’i sherbehet interesave te Sirise”. Bisedimet paraprake nisen te merkuren në Montrrë të Zvicrës dhe Brahimi u përpoq- përgjatë të Enjtes dhe të Premtes- të bindë palet për të pranuar te takohen mes tyre.
E premtja ishte dita e bisedimeve zyrtare, por asnjëra pale nuk takoi tjetren. Lakdar Brahimi u takua me delegatet e qeverise ne mengjes dhe pasdite me perfaqesuesit e opozites. Anetaret e opozites dhe perfaqesuesit e qeverise siriane jane ten dare per qellimet e conferences. E para kerkon qe rregjimi te angazhuar për Gjeneva 1, ku behet thirrje per tranzicionin e pushtetit, ndersa delegacioni i Damaskut tha se ceshtja kryesore e bisedimeve eshte gjetja e nje zgjidhje për terrorizmin, e mbeshtetur nga jashte. Komunikata i kerkon Sirise te formoje nje Qeveri tranzicioni e cila, mund te perfshije anetare te qeverise aktuale, opoziten dhe grupe te tjere.
Top Channel