SHBA, Hagel: Të rishikohen forcat bërthamore

24/01/2014 00:00

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka urdhëruar një rishikim të gjerë të forcave bërthamore në vend, pas një serie skandalesh të profilit të lartë. Shefi i Pentagonit ka thirrur liderët më të lartë për t’u takuar në javët e ardhshme.

Zyrtarët do të ketë një afat prej 60 ditësh, nga takimi, për të krijuar një plan identifikimi dhe korrektimi të problemeve, të shfaqura me forcat bërthamore të SHBA-ve.

Rishikimi vjen pas zbulimeve të fundit se 34 oficerë të Forcave amerikane Ajrore, me detyre lëshimin e raketave bërthamore, kanë mashtruar gjatë testimeve për aftësitë e tyre.

“Sekretari Hagel beson se për Departamentin e Mbrojtjes në tërësi ka ardhur koha për të rivënë theksin tek ekzaminimi i shëndetit të forcave bërthamore, veçanërisht sa i përket çështjeve që prekin moralin, profesionalizmin, performancën dhe lidershipin, e njerëzve që janë pjesë e kësaj force”, tha nën-Admiral John Kirby për reporterët, gjatë së enjtes.

Akuzat e fundit për sjellje të pahijshme mes personelit të ushtrisë “ngrejnë shqetësime legjitime në lidhje me administrimin e departamentit të një prej misioneve tona më të ndjeshme dhe më të rëndësishme”, shtoi ai.

Ushtria amerikane është goditur nga një seri skandalesh gjatë muajve të fundit, përfshi edhe pezullimin e 34 oficerëve të raketave bërthamore në bazën e Montana-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA