Senati kundër sanksioneve ndaj Iranit

24/01/2014 00:00

Po shtohet numri i senatorëve demokratë që kanë sinjalizuar se do të
kundërshtojnë projektligjin për sanksione të reja kundër Iranit, nëse
negociatat mbi kufizimin e programin berthamor te republikes islamike
nuk prodhojne nje marrëveshje përfundimtare.

Nisma gezon mbeshtetje në të dyja dhomat e Kongresit, por nuk ka numrat e nevojshem ne senatin e udhehequr nga demokratët.

Administrata Obama e ka bere te qarte edhe permes nje fushate intensive te saj se nuk e kerkon vendosjen e sanksioneve per sa kohe bisedimet vazhdojne. Senatoret Patty Murray dhe Elizabeth ëarren ishin demokratet e fundit qe njoftuan kundershtimin e sanksioneve te reja.

Qendrimin e tyre, Murray dhe Warren e bene te qarte permes nje letre dërguar elektoratit në shtetin e Uashingtonit, ku permendet nevoja per t`i dhene administratës kohen te negocioje nje marrëveshje të përgjithshme, me kapacitetin për zbatim” lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Senatorja nga Massachusetts “e beri te qarte se nuk e mbështet vendosjen e sanksioneve të reja ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje afat-gjatë”. Projektligji për sanksione ka 16 mbështetës demokratë dhe përkrahje thuajse njëzëri nga republikanët si dhe gëzon mbështetje nga grupe të fuqishme lobiste pro-izraelite. Anketat tregojnë se amerikanët i shohin me shqetësim aktivitetet bërthamore të Iranit, por gjithashtu nuk e deshirojne nje konflikt te ri, duke i dhënë administratës atë që analistet e quajne “një dorë kartash” për të luajtur me Kongresin, ndërkohë që vazhdojnë nismat diplomatike. megjithate, nese negocjatat deshtojne, ne kendveshtrimin e eksperteve, mbështetja për sanksione të reja do të jetë dypartiake dhe masive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA