Rrugëtimi i “The Voice”

24/01/2014 00:00

Pas rreth 1000 aplikuesve për të marrë pjesë në “The Voice of Albania 3”, ishin 80 konkurrentët që u ngjitën në skenë, në fazën e audicioneve të fshehura.

Secili prej trajnerëve, duke dëgjuar vetëm zërin e këngëtarëve, shtypën butonat për t’i bërë pjesë të skuadrave të tyre.

48 konkurrentë në total, nga 12 për çdo trajner, nisën garën për zërin më të mirë të Shqipërisë.

Faza e betejave, ku konkurrentët u përballën me njëri-tjetrin, dy e nga dy, duke interpretuar të njëjtën këngë. Në çdo duet, u zgjodh më i miri.

Faza e “knock out”-it, përballje mes dy konkurrentëve, por me këngë të ndryshme…Për të mbërritur te netët e “Live”-t, nga pesë konkurrentë për çdo skuadër. Sot, pas një rrugëtimi prej 17 javësh, janë katër finalistët: Florenti, Bora, Sigi dhe Krenari.

Publiku mund të votojë nëpërmjet mesazheve telefonike, për të zgjedhur mes tyre zërin më të mirë të Shqipërisë.

Top Channel