E ndërsa në Tiranë reforma administrative është shndërruar në mollën e radhës të sherrit mes maxhorancës dhe opozitës, nga Korça Ambasadori Amerikan, Aleksandër Arvizu i kërkoi politikës shqiptare ca çojnë përpara këtë proces.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ndihmojnë Shqipërinë për reformën administrative territoriale. Parlamenti shqiptar ka krijuar një komision parlamentar me pjesëmarje të opozitës dhe maxhorancës për një proces i cili do arrijë të konsolidojë numrin e njësive vendore, pasi dihet se 385 njësi vendore është një numër i madh për të pasur njësi vendore eficente. Ne besojmë fort që ky proces do ecë përpara, është dicka tepër e rëndësishme për Shqipërinë dhe shpresojmë që ky proces në fund të ketë një produkt të mirë”, tha ambasadori Arvizu.

Këto komente ambasadori amerikan i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të  Korcës, nga ku shpalli  thirrjen e parë për projekt-propozimet  për programin e granteve të vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës Amerikane për vitin 2014.

Top Channel